Toka bujqesore kthehet ne truall menjëhere pas marrjes se lejes

Toka bujqesore kthehet ne truall menjëhere pas marrjes se lejes

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi me të gjithë votat e anëtarëve ndryshimet në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit duke i hapur rrugë kthimit automatikisht të statusit së tokës bujqësore në truall, menjëherë pasi një subjekt merr lejen e zhvillimit.br br Zvministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli tha se procedura për aplikimin e ndryshimit të statusit të tokës në shumë raste merrte vite për t'u dhënë, duke penguar zhvillimin e pronës, si nga individët ashtu dhe nga bizneset.br br Por deputetët e mazhorancës në këtë komision refuzuan propozimet që solli Këshilli i Ministrave për të zgjatur afatin e miratimit të një leje ndërtimi nga 60 ditë që është sot, në 60 ditë pune. Në fund, komisioni vendosi të çojë në 45 pune afatin për miratimin e lejes së ndërtimit.


User: RTV KLAN

Views: 16

Uploaded: 2019-07-02

Duration: 01:10

Your Page Title