RTV Ora - Kurbin, kandidati i Bindjes Demokratike do të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve

RTV Ora - Kurbin, kandidati i Bindjes Demokratike do të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve

#rtvora br Rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Kurbinit, do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë që do të hetohet edhe nga Prokuroria me dyshimin për krime zgjedhore.br br Sipas të dhënave të KQZ, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Cara, rezultoi fituese me 6.623 vota përballë Edmond Pirolit, i cili mori 966 vota.br br Por sipas kandidatit të Bindjes Demokratike, procesi atje u manipulua, duke dyfishuar numrin e votuesve reale.br br Ai thotë se ka prova se komisionerët kanë votuar në emër të personave që nuk ndodhen në Shqipëri, me kartat e sjella nga familjarët nën presion.br br Për këta akuza, prokuroria ka nisur një procedim për ?Falsifikim të Materialit Zgjedhor?, ndërsa kandidati thotë se do ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor, për atë që e quan masakra zgjedhore.br br Shembull në manipulimit, Piroli cilëson dy qendra votimi të ngritura në një ambient privat në Fushë Kuqe. Ai pretendon se aty realisht kanë votuar vetëm 6 persona ndërkohë që në kutitë e votimit janë gjetur 60 dhe 120 fletë.br br Këto ambiente u sulmuan me armë vetëm pak orë pas mbylljes së procesit të votimit, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por ngjarja ende nuk ka autorë. br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-03

Duration: 01:37