Përplasja me armë në Kavajë, gazetari i RTV Ora raporton detajet e reja

Përplasja me armë në Kavajë, gazetari i RTV Ora raporton detajet e reja

#rtvora br br Një person rreth të 50-tave është vrarë në mesditë në qytetin e Kavajës pas një konflikti mes disa të rinjve, për gërvishtjen e makinave.br br Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre persona që ndodheshin në lokal, të cilët nuk kishin lidhje me autorët.br br Viktima u vra me qese me bukë në dorëbr br Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen numër 2, ku viktima Ramazan Hasanlliu u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë.br br Dëshmitarët, por edhe policia thanë se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjarjes.br br Në komunikatë policia sqaroi se autorët e vrasjes janë shtetasit Marjus Alia, tashmë i arrestuar në gjendje të plagosur në spital dhe Denis Alia në kërkim, të dy vëllezër mes tyre.br br Si ndodhi vrasja?br br Ata kanë qenë në një automjet në momentin kur janë përplasur me shtetasin Rustem Dedej, Elio dhe Erald Hykaj, të cilët ndodheshin në makinën tjetër. Plumbat e armës së Marjus Aliajt kanë goditur 50-vjeçarin, ndërsa të shtënat e palës tjetër kanë plagosur shtetasin Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rustem Berberi, të cilët ndodheshin në një lokal.br br Pas njoftimit në vendin e përplasjes me armë kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-04

Duration: 03:39

Your Page Title