RTV Ora - Trafik droge drejt Malit të Zi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

RTV Ora - Trafik droge drejt Malit të Zi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

#rtvora br br Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 3 nga 5 të arrestuarit e operacionit "Prekalori", të cilët u kapen me 205 kg kanabis.br br Me masën arrest në burg, gjykata la shtetasit Zef Kolaj, Kristjan Melaj dhe Genc Meçaj, ndërsa për Elvis Hysaj dhe Xhuzepe Melaj u vendos masa detyrim paraqitje.br br Pesë personat në bashkëpunim me njëri - tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike.br br Sasia e lëndës narkotike u gjet në një furgon, në prani të shtetasve Zef Kolaj dhe Genc Mecej, të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.br br Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.br br Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.br br Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? dhe "Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-07-06

Duration: 00:52

Your Page Title