RTV Ora - Financat e Rames në rënie, të ardhurat nga ekspozitat dhe librat vetëm 930 mijë lekë

RTV Ora - Financat e Rames në rënie, të ardhurat nga ekspozitat dhe librat vetëm 930 mijë lekë

#rtvora br br Kryeministri Edi Rama ka fituar më pak të ardhura nga arti i tij, krahasuar me një vit më parë. Duke mos mjaftuar rënia e financave të tij, kreu i qeverisë vijon të paguajë kredinë prej 80 mijë eurove që nga viti 2013. Për një vit të ardhurat personale të Edi Ramës kanë më pak se 3 mln lekë ndërsa duhet të shlyejë pjesën e mbetur të kredisë prej 22 mijë eurove.br br Edhe pse prej 6 vitesh ndodhet në krye të qeverisë së majtë, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga arti, por 2018 mesa duket nuk ka qenë një vit i mirë për financat e tij. Edhe pse gjatë vitit të shkuar kanë qenë të shumta ekspozitat jashtë vendit, me pikturat dhe skulpturat të realizuar nga ai vetë, arti i tij nuk e ka shpërblyer Edi Ramën.br br Punimet e qeramikës dhe tapetet murale në shënimet në Rostok të Gjermanisë, ekspozita me titullin ?Shënime fantastike? në një nga galeritë e Vienës. Gjithashtu në maji të 2018, Rtv Ora raportoi se në të gjitha libraritë italiane doli në shitje libri "Kurban" i kryeministrit Edi Rama.br br Pavarësisht shtrirjes së artit të tij nëpër Evropë, kryeministri Rama nuk ka siguruar të ardhura të kënaqshme nga punimet e tij krahasuar me vitet e tjera. br br Përgjatë 2018 Edi Rama si artist ka arritur të mbledhë vetëm 930 mijë lekë nga krijimtaria artistike dhe shitje e punimeve artistike.br br Kryeministri si artist ka patur rënie në grumbullimin e pasurisë monetare krahasuar me një vit më parë ku falë pikturave, skulpturave dhe librave të tij kishte arritur të mblidhte rreth 3.8 milionë lekë.br br Të ardhurat e tjera sipas formularit të deklarimit të pasurive thuhet se kreu i Qeverisë ka një rrogë vjetore neto në shumën e rreth 2 milion lekëve. Gjithashtu vihet re në këtë formular mungojnë edhe honorarët, të ardhura që kryeministri gjatë viteve të tjera i ka patur plus në portofolin e tij. Por ardhja në pushtet në vitin 2013 e ka detyruar kryeministrin të marrë një kredi me vlerë prej 80 mijë eurove.br br Pas 6 viteve Edi Rama ndodhet ende në borxh, pasi duhet të shlyejë pjesën e mbetur të kredisë me vlerën e 22 mijë eurove. 2018, një vit i vështirës për financat e Edi Ramës, mund të ketë ndikuar edhe kriza politike që nuk e ka lënë atë të përqendrohet në artin e tij.br br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-06

Duration: 01:51