RTV Ora - Tiranë, kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e ish bllokut

RTV Ora - Tiranë, kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e ish bllokut

#rtvorabr Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.br br Finalizohet operacioni policor "BLLOKU", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.br br Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.br br Sekuestrohet kokainë, kokainëzviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.br br Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Blloku".br br Si rezultat i operacionit në rrugën ?Brigada e 8?, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.br br Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.br br Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.br br Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-07-06

Duration: 00:40

Your Page Title