RTV Ora - Balla: Në Librazhd nuk morën pjesë në votim 8 5% e popullsisë, ishte vapë

RTV Ora - Balla: Në Librazhd nuk morën pjesë në votim 8 5% e popullsisë, ishte vapë

#rtvorabr br Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve për mazhorancën është rritur në votimet e 30 qershorit në krahasim me zgjedhjet e 2017.br br Gjatë një takimi me asambletë e PS në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd, Balla theksoi se kjo zonë shënoi një pjesëmarrje të konsiderueshme në zgjedhje, duke fajësuar edhe kushtet e motit pse qytetarët nuk morën në proces.br br Balla: Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54 në zgjedhjet e 30 Qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5 e popullësisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje.br br Sipas Ballës 30 qershori përmbante një simbolikë të fortë politike.br br Balla: Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t?i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën.br br Balla kërkoi që kryetarët e rinj të bashkive që kandiduan në siglën e PS të përgatiten për ti shërbyer qytetarëvebr br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-07-06

Duration: 01:23

Your Page Title