Report TV - Polica rrëzon dronin me drogë e celularë në Burgun e Shënkollit

Report TV - Polica rrëzon dronin me drogë e celularë në Burgun e Shënkollit

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Burgjeve kanë arrestuar tre persona, të cilët me anë të dronit tentuan të fusnin drogë e celularë brenda në ambientet e burgut të Shënkollit. Të arrestuarit janë; M.V. 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K. 25 vjeç dhe Xh.L .28 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe. br br Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në rrethimin e jashtëm të burgut, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe FNSH e Shkodrës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-07-07

Duration: 03:07

Your Page Title