RTV Ora - Shqipëria solidarizohet me Kosovën, Cakaj: Nuk marrim pjesë në samitin e SEECP

RTV Ora - Shqipëria solidarizohet me Kosovën, Cakaj: Nuk marrim pjesë në samitin e SEECP

#rtvorabr br Tirana është solidarizuar me Prishtinën duke refuzuar pjesëmarrjen në samitin për bashkëpunimin rajonal që mbahet të hënën në Sarajevë. Kryediplomati në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha të dielën se kërkesa e organizatorëve proserbë që presidenti i Kosovës të mos ftohet si përfaqësues shteti është e papranueshme.br br Shqipëria dhe Kosova kanë anuluar njëherësh pjesëmarrjen në samitin rajonal që do të organizohet të hënën në Bosnjë-Hercegovinë.br br Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi të dielën se pjesëmarrja në nismën "Procesi i Bashkëpunimit për Europën Juglindore" është refuzuar në shenjë solidariteti me Kosovën.br br Cakaj: "Trajtimi që i bëhet Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon përkundër atmosferës së besimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit që ne synojmë. Nuk ka bashkëpunim pa trajtim të barabartë. Ne jemi bashkë."br br Shkak për refuzimin, e konfirmuar një ditë më parë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u bë ftesa zyrtare drejtuar kryeshtetarit në Prishtinë.br br Në një shkrim në rrjetet sociale, ai sqaroi se kryesuesi i presidencës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i kishte kërkuar që të mos përfaqësohej në punimet e samitit si president i Kosovës.br br Thaci: "Sjellja e Bosnjë-Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, dhe tërësisht antieuropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush."br br Prishtina vendosi ta bojkotojë nismën e bashkëthemeluar nga Shqipëria edhe shtatorin e kaluar, e nxitur nga deklarata e përfaqësuesit të republikës serbe, Dodik, se kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe delegacioni kosovar nuk ishin të mirëseardhur në vendin e tij.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-07-07

Duration: 01:31