RTV Ora - Trafik pas plazhit, pushuesit bllokohen për orë të tëra në rrugët e jugut

RTV Ora - Trafik pas plazhit, pushuesit bllokohen për orë të tëra në rrugët e jugut

#rtvorabr br Trafiku i rënduar dhe radhët kilometrike për orë të tëra i shoqëruan pushuesit që e kaluan fundjavën në plazhet e jugut. Situata më problematike ishte në aksin Vlorë-Radhimë, ku për ta përshkruar u deshën deri në tre orë. Me radhë u përballën edhe kosovarët deri në Morinë.br br Kthimi nga plazhi ishte raskapitës për mijera pushues që e kaluan të dielën në bregdetin e jugut.br br Trafiku i rënduar dhe radhët kilometrike i shoqëruan në kthim për orë të tëra.br br Në Vlorë situata ishte e rënduar në zonën e Ujit të Ftohtë pranë tunelit dhe aksi nga Radhima në Dukat.br br Veç rrugës me një korsi që nuk përballon fluksin e lartë të mjeteve, shkak për krijimin e kësaj situate u bë aksidentimi pa pasoja në njerëz i një autobusi. br br Aksidenti bllokoi një korsi, duke rënduar trafikun. Qytetarët thanë se për të përshkruar rreth 25 km iu deshën më shumë se tre orë.br br Më të njejtin problem, u hasën edhe në orët e para të mëngjesit të së dielës kur mijëra mjete iu drejtuan plazheve të jugut.br br Forcat e Policisë rrugore të Vlorës ishin në rrugë, por normalizimi i situatës ishte i vështirë dhe normalizimi kërkoi kohë.br br Me radhë u përballën në kthim edhe mijëra kosovarët që të dielën e kaluan në plazhet e Shqipërisë.br br Trafiku niste në hyrje të Kukësit dhe vijonte deri në Doganën e Morinës.br br Rreth 30 mijë kosovarë përllogaritet se e kaluan të dielën në plazhet shqiptare.br br Trafik e problematika të ngjashme pati edhe në qytetet e tjera bregdetare.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-08

Duration: 01:05

Your Page Title