RTV Ora- Meta fton partitë në zgjedhjet e 13 tetorit: Çdekretimi i 30 qershorit kushtetues

RTV Ora- Meta fton partitë në zgjedhjet e 13 tetorit: Çdekretimi i 30 qershorit kushtetues

#rtvorabr Pak orë para seancës parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i Shtetit ka bërë një shpjegim ligjor të situatës së krijuar pas 30 qershorit, duke dhënë edhe mendimin e tij për zgjidhjen e krizës.br br Në këtë sqarim, Kreu i Shtetit kujton se ka anuluar datën 30 qershor si datë të zhvillimit të zgjedhjeve vendore, mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës.br br Ilir Meta: Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.br br Presidenti vëren se edhe pse Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Partisë së Unitetit Kombëtar, ky vendim nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit që anulon 30 qershorin. br br Meta i referohet edhe gjetjeve të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ndërsa thotë se gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese, e cila është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit.br br Ilir Meta: Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.br br E përsa kohë Presidenti ka të drejtën e dekretimit të datës së zgjedhjeve, Meta vë në dukje se zgjedhjet vendore janë më 13 tetor, ky akt është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.br br Në fund të sqarimit Presidenti ka një thirrje për të gjthë.br br Ilir Meta: Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit.br br Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t?i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës.br br Kreu i Shtetit deklaron se është koha për t?iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-08

Duration: 02:07

Your Page Title