RTV Ora - Divjaka dhe Shëngjini me pushues dhe mushkoja, dështon dezinsektimi

RTV Ora - Divjaka dhe Shëngjini me pushues dhe mushkoja, dështon dezinsektimi

#rtvorabr br Mushkonjat janë gati normale në Divjakë. Por këtë vit pushuesit ankohen se prania e tyre është më e madhe për shkak se zona nuk është dezinsektuar. Përballë këtij shqetësimi, bashkia e Divjakës thotë se ka kërkuar të menaxhojë vetë procesin, pasi është me njohur me shqetësimin dhe zonat problematike. Prefekti i Lezhës ndërkohë e cilësoi të dështuar procesin e dezisektimit për këtë sezon, duke iu referuar situatës në plazhet e Tales e Shëngjinit.br br "Na grinë mushkonjat, të bëjnë edhe këtu një spërkatje."br br Prania e mushkonjave është e njohur në Divjakë. Por këtë verë, pushuesit thonë se prania është më e madhe, pasi zona nuk u dezinsektua para nisjes së sezonit. turistike.br br "Vetëm mushkonjat i kemi shumë problem."br br Divjaka këto ditë të nxehta është destinacion për pushuesit kryesisht të zonës së Myzeqesë, por nuk mungojnë as ata nga Berati, Kuçova, Elbasani e më tej.br br Ata vlerësojnë qetësinë, bukuritë e parkut dhe lagunës së Karavastasë, rërën dhe detin e pastër.br br Por kërkojnë ndërhyrje për problematikat.br br "Po të bëhet edhe spërkatja, këtu është vend fantastik."br br Bashkia e Divjakës si zgjidhje kërkon të menaxhojë vetë fondet dhe procesin e dezinsektimit.br br "Bashkia e di ku mund të ndërhyhet, kohën edhe vendet ku duhet ndërhyrë për këtë pjesë."br br Ndërkohë prefekti i Lezhës duke iu referuar situatës në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, e cilësoi të dështuar procesin e dezinsektimit këtë vit.br br "Është një histori e dështuar katërcipërisht për këtë zonë dhe pikë."br br Mushkonjat janë kthyer në shqetësim për pushuesit në të gjithë bregdetin.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-07-08

Duration: 01:15

Your Page Title