RTV Ora - Vrau e grabiti kunatin në Korçë, 71-vjeçari vetëvritet për t’i shpëtuar arrestimit

RTV Ora - Vrau e grabiti kunatin në Korçë, 71-vjeçari vetëvritet për t’i shpëtuar arrestimit

#rtvora br br Një 71 vjeçar i dha fund jetës në Korçë për ti shpëtuar arrestimit për vrasjen dhe grabitjen e kunatit 57-vjeçar në Korçë. Sipas policisë ai përdori të njëjtën armë me të cilën kreu krimin.br br Kunati 71-vjeçar Sefedin Zenellari është autori i dyshuar i vrasjes së 57-vjeçar Gramoz Nako, mbrëmjen e të hënës.br br Por i moshuari kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes për t'i shpëtuar arrestimit dhe përballjes me drejtësinë për krimin.br br Kur policia shkoi në banesën e tij për ta shoqëruar si të dyshuar për vrasjen e kunatit, ai i dha fund jetës.br br Sipas policisë Zenellari u mbyll në një dhomë të shtëpisë ku jetonte i vetëm dhe përdori të njëjtën armë me të cilën dyshohet se vrau kunatin disa orë më herët.br br Gramoz Nako, emigrant në Amerikë u gjet i vrarë në banesën e tij në Korçë nga bashkëshortja.br br Fillimisht u dyshua vetëvrasje, por provat në vendngjarje e ndryshuan rrjedhën e hetimit.br br Mbi bazë të tyre policia kishte arritur deri tek 71 vjeçari si i dyshuar ndërsa ka ndërtuar edhe një skemë të ngjarjes.br br Grupi hetimor dyshon se krimi pasoi një konflikt mes dy burrave.br br Në rrobat dhe trupin e Gramoz Nakos u gjetën shenja përleshjeje, dhe dy plumba.br br Ndërsa pas krimit, 71 vjeçari ka dyshime se e ka grabitur kunatin.br br Sipas familjarëve në banesë mungojnë 13 mijë euro, të cilat ka dyshime se i mori i moshuari.br br Çifti Nako, jetonin në Amerikë dhe sipas familjarëve kishin pak ditë që ishin kthyer në vendlindje.br br Policia thotë se ende po vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjeve që tronditën Korçën.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2019-07-09

Duration: 01:19

Your Page Title