Report TV - Alimadhi braktis Komisionin e Ligjeve: Kanë bërë mirë edhe ata tjerët që janë larguar

Report TV - Alimadhi braktis Komisionin e Ligjeve: Kanë bërë mirë edhe ata tjerët që janë larguar

TIRANE - Opozita e re parlamentare ende nuk e ndjen vet të integruar plotësisht në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë debateve këtë të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi, e ndjeu veten të përjashtuar kur nisën diskutimet për projektvendimin për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Në fakt, diskutimi u përqendrua mbi pretendimet e Alimadhit se opozita e re nuk është njohur me propozimet për rregulloren. Përgjigjen e mori nga deputetët e mazhorancës, Bashkim Fino Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Sipas tyre, deputetët e rinj i kanë pasur propozimet në tryezë prej kohësh, ndërsa shumica e tyre janë propozime nga opozita tashmë jo parlamentare, konkretisht nga ish-deputeti Enkeleid Alibeaj. Megjithatë, Manja tha se opozita e re i ka mundësitë për të bërë propozime konkrete dhe të mos merret me të shkuarën.br Alimadhi: Do kërkoja nëse deputetët e opozitës kanë bërë propozime, ne të njiheshim me atobr Hysi: Projekti i ndryshimeve në rregullore është një punë 2 vjeçarebr Hysi: I kemi çuar çdo deputeti projektin më shumë se një herëbr Alimadhi: Jemi deputetë të rinj, por ju nuk na sillni propozimet e opozitësbr Fino: Ka 2 vjet që punohet, një pjesë e mirë e propozimeve janë të Alibeajt. Nuk mund të vijnë deputetët e rinj në mbledhjen e fundit të rregullores te kërkojnë nisjen nga fillimi. Keni 6 muaj që keni ardhur, materialet këtu i keni pasurbr Alimadhi: Këtë material nuk e kam pasur, nuk e kuptoj çfarë problemi ka që nuk na vihen në dispozicionbr Manja: Miratojmë rregulloren në tërësi, kërkoni propozime të kohës së shkuar. Opozita ka deputetët në seance dhe keni mundësinë të bëni propozime konkrete, nuk keni pse merreni me të shkuarënbr Por deputeti Adriatik Alimadhi kërko shtyrjen e mbledhjes së komisionit të Ligjeve, kërkesë që u rrëzua, çka detyroi Alimadhin të largohet nga mbledhja.br Manja: Rrëzohet propozimi, vijojmë me rendin e ditesbr Alimadhi: Kane bërë mirë ata që janë larguar. Nuk respektohet asnjë propozimbr (Alimadhi largohet nga mbledhja)br Por për cfarë projektvendimi bëhet fjalë?br Në rend të ditës se mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve ishte vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektvendimit ?Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2019-07-13

Duration: 01:56

Your Page Title