Report TV -IKMT shemb krejtësisht ndërtesën prej xhami, nis pastrimi i hapësirës

Report TV -IKMT shemb krejtësisht ndërtesën prej xhami, nis pastrimi i hapësirës

IKMT shembi krejtësisht ndërtesën 4 katëshe prej xhami, e cila tashmë i hap rrugë parkimit nëntokësor që do të ndërtohet për stadiumin ?Arena Kombëtare?. Shembja e kësaj godine nisi që prej mëngjesit të djeshëm, e ndërsa ditën e sotme, vijon puna për heqjen e inerteve si dhe lirimin e kësaj hapësire.br br Ndërkohë, ditën e djeshme IKMT u detyrua të ndërpriste shembjen për disa orë, për shkak se pronarët e godinës si dhe qiraxhinjtë nuk kishin nxjerrë prej andej materialet dhe dokumentet e tyre, edhe pse me anë të një shkrese zyrtare ishin njoftuar 5 ditë më parë.br br Shembja e godinës u bë me anë të një fadrome e jo me shpërthim të telekomanduar për shkak të rrezikshmërisë që mund të krijohej për banorët e zonës.br br Për shembjen e kësaj ndërtese reagoi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.br br "Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes për ta hapur plotësisht Sheshin "Italia" për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq?, shkruante Veliaj në Facebook.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-07-13

Duration: 00:51

Your Page Title