RTV Ora - PD: Me Ramën, Shqipëria e para për korrupsion, e fundit për mirëqenie

RTV Ora - PD: Me Ramën, Shqipëria e para për korrupsion, e fundit për mirëqenie

#rtvora br br Partia Demokratike thotë se me Edi Ramën kryeministër tashmë Shqipëria faktohet si vendi i parë për korrupsion dhe i fundit për mirëqenien e qytetarëve. Për akuzat, ish-deputetja Jorida Tabaku, iu referua 3 raporteve ndërkombëtare, ndërsa tha se vendi perceptohet si me i korruptuari në Ballkan. br br Partia Demokratike thotë se tre raporte të njëpasnjëshme, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, FMN dhe i BE-së e kanë cilësuar Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Ballkanit.br br Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat nga selia blu tha se qeveria e ka renditur Shqipërinë të parën për korrupsion dhe të fundit për mirëqenien e qytetarëve.br br Tabaku: Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.br br Për PD, sfida e parë është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.br br Tabaku: Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anuluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anuluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.br br PD thotë se ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin e vjedhjes së votave dhe ai është Edi Rama.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-13

Duration: 01:20