RTV Ora - "Marshimi i fitores", Ambasada e Turqisë kujton 3-vjetorin e grushtit të shtetit

RTV Ora - "Marshimi i fitores", Ambasada e Turqisë kujton 3-vjetorin e grushtit të shtetit

#rtvorabr br Ambasada e Turqisë në Tiranë organizoi një marshim përkujtimor me rastin e 3-vjetorit të grushtit të shtetit në Turqi.br br I emërtuar si marshimi i fitores së demokracisë nisi në sheshin "Nënë Tereza" dhe më pas të pranishmit u drejtuan tek liqeni artificial me flamuj e pankarta në duar.br br Duke e quajtur tentativë tradhtare të FETO-s, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk tha se organizata e Fetullah Gylen vazhdon praninë e saj në Shqipëri.br br Murat Ahmet Yoruk: Anëtarët e FETO-s duke fshehur qëllimet e tyre të vërteta ashtu si kanceri depërtojnë në të gjitha indet e vendeve ku ndodhen. Ata shtinë në dorë institucione të tilla si të sigurisë, gjyqësorit, ushtrisë, si dhe median dhe botën e biznesit. Me konceptet e tyre perverse ata përpiqen të kontrollojnë vendet ku ndodhen. Deri tani në 22 vende i është dhënë fund veprimtarisë së shkollave të lidhura me FETO-n dhe në 19 vende këto shkolla tashmë administrohen nga fondacioni turk Marif. Edhe në Shqipëri shkollat e fondacionit Marif kanë filluar me sukses veprimtarinë e tyre.br br Marshimi në të cilën morën pjesë personalitete të njohura të artit politikës dhe kulturës në vend përfundoi me inaugurimin e një pllakate me 251 emrat e dëshmorëve të rënë gjatë grushtit të shtetit të vitit 2016.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-16

Duration: 01:21

Your Page Title