RTV Ora - Tre aksidente në vend, dy të vdekur dhe një i plagosur

RTV Ora - Tre aksidente në vend, dy të vdekur dhe një i plagosur

#rtvorabr br Një 58 vjeçar humbi jetën dhe djali i tij mbeti i plagosur në Divjakë teksa ishin në ndjekje të hajdutëve që u kishin vjedhur bagëti. Ata udhëtonin me një makinë që për arsye të paqarta doli nga rruga. Ndërkohë një grua nga Berati u aksidentua për vdekje në Golem këtë mëngjes ku kishte mbërritur për pushime.br br Babë e bir u aksidentuan në Divjakë ndërsa po ndiqnin me makinë një grup grabitësish që u kishin vjedhur një lopë.br br Ata po udhëtonin me një makinë nëpër rrugët rurale të zonës, kur në vendin e quajtur "3 urat" në Çermë Sektor mjeti ka dalë nga rruga.br br Përplasja ka qenë e fortë.br br Për pasojë Agim Muça, 58 vjec, ndërroi jetë, ndërsa i biri mbeti i plagosur rëndë.br br I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është sjellë për trajtim të specializuar në Tiranë.br br Policia e Lushnjes ndërkohë tha se po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe njëherësh për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjes.br br Ndërkohë një grua nga Berati, u përplas për vdekje nga një makinë pranë mbikalimit të Golemit.br br Brunilda Shuti, me disa familjarë mësohet se kishin mbërritur për pushime në Kavajë, por u godit nga makina ndërsa po kalonte rrugënbr br Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave.br br Një tjetër aksident u shënua në Gjirokastër-Tepelenë, ku u përplasën dy makina, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2019-07-16

Duration: 01:04

Your Page Title