RTV Ora – Me ndihmën e opozitës, qeveria miraton kodin penal dhe ligjet e reformës në drejtësi

RTV Ora – Me ndihmën e opozitës, qeveria miraton kodin penal dhe ligjet e reformës në drejtësi

#rtvorabr Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca miratoi 16 prligje edhe me kontributin e opozitës së re.br br Pas 10 orësh kuvendi miratoi ndryshimet në kodin penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për dhunën në mjediset publike, në protesta, dhuna ndaj mjekëve, dhuna në sport, sikurse edhe për falsifikatorët e ushqimeve.br br Ndryshimet në kodin penal morën 96 vota pro dhe 11 kundër si dhe një abstenim.br br Nga bashkimi me opozitën e re, PS kaloi pas 2 vitesh edhe dy ligjet e rëndësishme të reformës në drejtësi, të cilat kishin mbetur pezull.br br Prligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe prligji tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.br br Të dy prligjet morën 106 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.br br Në këtë seancë të fundit, pavarësisht kritikave të institucioneve ndërkombëtare për koncesionet, mazhoranca miratoi dy të tillë për rrugët, atë Milot-Balldre, i cili mori 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugën Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër.br br Këto koncesione do ti kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 328 mln euro.br br Kuvendi miratoi edhe prligje të tjera, atë për Akademinë e Shkencave, për mbrojtjen civile. Disa ndryshime në ligjin për faunën e egër, prligjin për disa shtesa dhe ndryshime për Institutin e studimeve për krimet dhe pasojet e komunizmit në Shqipëri.br br Socialistët kaluan me ndihmën e votave të opozitës edhe rregulloren e Kuvendit, por edhe prligjin me ndryshimet për asistencën sociale dhe duhanin.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-19

Duration: 01:25