RTV Ora – Grabitja në Rinas, Klement Çalës i sekuestrohet pasuria 500 mijë euroshe

RTV Ora – Grabitja në Rinas, Klement Çalës i sekuestrohet pasuria 500 mijë euroshe

#rtvora br Policia e Elbasanit i ka vendosur sekuestro preventive pasurive të 31-vjeçari, Klement Çala, i shpallur ne kërkim per grabitjen ne Rinas (9 prill 2019). Vlera e psurive shkon deri në 500 mijë euro.br br Operacioni i koduar ?KUSARTH? u finalizua gjatë paradites së sotme nga policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, në kuadër të hetimit për veprën penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.br br Pasuritë e sekuestruara ? Policia se Elbasanit njofton se pasuritë e sekuestruara janë 4 dhe vijojnë si më poshtë:br br -1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;br br -pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;br br -pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;br br Policia njofton se pasuri e sekuestruar është edhe një 50 i aksioneve të "të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan?.br br E.Ç është vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala të dy persona në arrati, akuzuar për grabitjen në Rinas.br br Kush është Klement Çala dhe Eldi Çala?br br Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, sëbashku me Talo Çelën, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.br br Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për akuzat "Vrasja e punonjësit të Policisë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim", "Grup i strukturuar kriminal".br br Për arrestimin e tyre Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre. br br Lexo edhe të gjitha lajmet per grabitjen ne Rinasbr Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-07-25

Duration: 01:34

Your Page Title