Report TV - Problemet me pasurinë, KPA shkarkon kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

Report TV - Problemet me pasurinë, KPA shkarkon kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

TIRANE - Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, me një vendim të formës së prerë dhe që hyn në fuqi menjëherë, pasi i gjeti probleme me pasurinë.br br Nga sot Gjykata e Lartë Gjykata e Lartë mbetet vetëm me një gjyqtar. Ai është Ardian Dvorani, i cili njëherësh është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deri në momentin e emërimit të krytarit të ri të Gjykatës së Lartë, Dvorani merr kompetencat e përkohshme të kryetarit. Këtij të fundit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet.br br Në momentet që KPA ka dhënë vendimin, Zaganjori nuk ka qenë i pranishëm në sallë. br br Sipas KPA-së, kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mbulon pasurinë me burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. Në lidhje me shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tij jashtë shtetit, gjyqtari nuk justifikon shumën e shpenzimeve.br br "Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, subjekti Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Ai nuk arrin të justifikojë pasuritë. Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë", tha relatorja e seancës Albana Shtylla.br br Në fillim të korrikut është hapur gara për anëtarët jo gjyqtarë që do të garojnë për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Gara e çelur më 9 korrik 2019 u mbyll pardje, ndërsa dje është zbardhur lista e plotë me 21 kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Pjesë e listës janë edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe kreu i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi. Në ditët në vijim Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të kryejë verifikimin e kandidatëve sipas ligjit, duke renditur më pas një listë me kandidatët e kualifikuar. Lista do t?i dërgohet Presidentit për miratim. Sipas Kushtetutës, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2019-07-26

Duration: 19:52

Your Page Title