RTV Ora – Vlorë, merr flakë anija turistike

RTV Ora – Vlorë, merr flakë anija turistike

#rtvorabr Anija turistike ?Aqua Marine? u përfshi nga flakët duke rrezikuar jetën e 5 personave që ndodheshin në bord. Flakët shpërthyen rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, (29 korrik) pranë plazhit të Shën Vasilit në Karaburun.br br Anija punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, dhe për shkak të luhatjeve të kohës, ishte shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe ishte ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.br br "Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve. Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj" informoi sot policia e Vlorës. br br Në momentin kur kanë shpërthyer flake personat që ndodheshin në bord janë hedhur në det. Mësohet se të shpëtuarit nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.br br Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.br br Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. "Deri në këto momente dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike" informon gazetari i RTV Ora, Edi Ruçi.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-07-29

Duration: 01:10

Your Page Title