Festa e lakrorit tërheq turistët në Polenë - News, Lajme - Vizion Plus

Festa e lakrorit tërheq turistët në Polenë - News, Lajme - Vizion Plus

Festa e lakrorit në fshatin e Polenë te Korçës mblodhi qindra turiste qe provuan gatimin tradicional. Lakrorin me dy petë të pjekur në saç, amvisat e gatuan ne fushën e fshatit, ndërsa morën vlerësimet e vizitorëve per shijen e veçantë. Per kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, kjo festë i shërben promovimit te traditës dhe kulinarise se zonës. Mikpritja e korçarëve mblodhi ne Polene jo vetëm vizitore nga zona te ndryshme te Shqipërisë, por edhe të huaj, të cilët u bene pjese e aktivitetit. Përveç lakrorit me dy pete, ata shijuan edhe interpretimin e ansamblit te valleve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2019-08-04

Duration: 01:17

Your Page Title