Kosovë: Seanca e shpërbërjes së Kuvendit më 22 gusht - News, Lajme - Vizion Plus

Kosovë: Seanca e shpërbërjes së Kuvendit më 22 gusht - News, Lajme - Vizion Plus

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me datë 22 gusht të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit. Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Ndërkohë me 19 korrik Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas marrjes së ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për ?definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t?i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2019-08-05

Duration: 01:07

Your Page Title