RTV Ora - KED lejon Marsida Xhaferllarin të kandidojë për vendin vakant të ILD

RTV Ora - KED lejon Marsida Xhaferllarin të kandidojë për vendin vakant të ILD

#rtvorabr br Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhbllokuar kandidimin e Marsida Xhaferllarit për funksionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Megjithatë ky vendim nuk e shpëton procedurën nga rreziku i përsëritjes pasi ligji kërkon që në garë të jetën të paktën pesë kandidatë. KED ka njoftuar se mbledhja e radhës do të mbahet më 7 gusht për vakancat e shpallura nga presidenti në gjykatën Kushtetuese.br br Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Presidenti i Republikës, në 4 mars të këtij viti.br br Javën e kaluar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të lejojë kandidimin e Eris Hysit për Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe të ndalojë kandidimin e Klodian Rados për këtë post.br br Në kushtet kur në garë kanë mbetur vetëm dy kandidatë duket se gara do të ripërsëritet pasi sipas ligjit, numri i pretendentëve duhet të jetë të paktën pesë. Kjo çështje është vendosur në pikën e dytë të rendit të ditës për mbledhjen që KED do të mbajë në datën 7 gusht kur do të bëhet edhe shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.br br Nga ana tjetër KED ka njoftuar se do të zhvillojë një tjetër mbledhje në datën 7 gusht me rend dite shpalljen e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.br br Një tjetër pikë në rendin e ditës për mbledhjen e 7 gushtit është edhe përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-08-07

Duration: 01:29

Your Page Title