RTV Ora - Merren në pyetje 20 persona për vrasjen në Selenicë

RTV Ora - Merren në pyetje 20 persona për vrasjen në Selenicë

#rtvorabr Afro 20 persona janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit në Selenicë të Vlorës.br br Viktima Nikolla Ikonomi u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital.br br Të afërmit kanë deklaruar se 47 vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.br br Një banore e zonës shprehet se viktima nuk ishte njeri problematik: "E njihnim si person. Nuk ishte problematik në këtë zonë. Nuk dimë gjë për konflikte. Janë shumë të qetë, të rregullt, janë 4 vëllezër dhe nuk dimë gjë të jenë problematik".br br Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit (ëve) të ngjarjes.br br Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin.br br Në shtëpinë e viktimës kanë filluar pregatitjet për përcjelljen e trupit për në banesën e fundit, ndërsa RTV Ora ka mundur të sigurojë edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Ndonëse ngjarja ka ndodhur që mbremjën e djeshme, njollat e gjakut në afërsi të shtëpisë së Nikolla Ikonomit gjenden ende të freskëta.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-08

Duration: 02:53

Your Page Title