RTV Ora - Taksa e banesave, qytetarët të bëjnë vetëdeklarimin në pikat e UKT

RTV Ora - Taksa e banesave, qytetarët të bëjnë vetëdeklarimin në pikat e UKT

#rtvorabr Nis përgatitja për mbledhjen e taksës së banesës në bazë të përllogaritjes së re. Në të gjitha pikat e ujësjellësit qytetarët mund të gjejnë formularët, të cilët duhet të plotësohen nga ata persona që zotërojnë një shtëpi, garazh, bodrum apo çdo ndërtesë tjetër.br br Në bazë të ligjit i cili duhej të hynte në fuqi në 1 prill të 2018 baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është sa 0.05 e vlerës së banesës për qytetarët dhe 0,2 për bizneset.br br Por edhe pse ky process ka nisur tashmë qytetarët shprehen se nuk janë informuar në lidhje me këtë fazë.br br Qytetarët shprehen: ?Deri tani nuk jam informuar fare. Nuk na kanë lajmëruar gjë. br br Nuk merremi me atë punë e di qeveria atë.?br br Për të plotësuar formularin e vetdeklarimit qytetarët duhet që të kenë me vete një kartë identiteti, çertifikatën e pronësisë dhe librezën e ujit.br br Të përjashtuar nga kjo taksë janë pasuritë e paluajtshme-ndërtesa që përdoren si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vet?m pension pleqërie, si dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.br br Në fletët e informimit janë dhënë edhe shembuj konkretë përsa i përket shumës që do të duhet të paguajnë qytetarët.br br Në këtë mënyrë një apartament me sipërfaqe 70m2 dhe me çmim vlerësues 60 mijë lekë m2 do të duhet të paguajnë 2 mijë e 100 lekë në vit ose 175 lekë në muaj.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-08-08

Duration: 01:40

Your Page Title