RTV Ora – Meta kthen në Kuvend koncesionin për ndërtimin e "Milot-Balldren"

RTV Ora – Meta kthen në Kuvend koncesionin për ndërtimin e "Milot-Balldren"

#rtvorabr Presidenti, Ilir Meta, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend koncesionin për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldre.Administrata e presidencës argumenton se kjo kontratë nuk ka qenë transparente dhe është në dëm të interesit publik. Një tjetër argument për kthimin është edhe vlera për ndërtimin e rrugës. Sipas relacionit shuma e vënë në dispozicion për këtë kontratë është 213.6 mln euro, ndërsa sipas studimit vlera është vetëm 161.5 mln euro.br br Projektligji për ndërtimin me koncesion i rrugës Milot-Balldre nuk është dekretuar nga presidenti Ilir Meta.br br Në relacionin shoqërues sqarohet se kontrata koncesionare është hartuar, nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; është formuar në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit; si dhe nuk ka qenë aspak transparente.br br Një tjetër pikë e rëndësishme që kundërshtohet në këtë projektligj nga Presidenti është vlera e përcaktuar për ndërtimin e kësaj rruge.br br Vlera totale që shteti shqiptar duhet të paguajë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 213.6 mln euro, thuhet në argumentat e Presidencës, ndërkohë që referuar dokumenteve standarde të publikuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike rezulton se vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është vetëm 161.5 mln euro.br br Nisur nga të gjitha konstatime Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit me qëllim rishikimin tërësor të këtij ligji dhe kontratës koncesionare.br br Ndër të tjera Presidenti i Republikës konstaton se projekti aktual nuk përputhet me prioritetet dhe objektivat e ?Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016 -2020?.br br Vetëm më datë 17 prill 2019, është miratuar gjurma definitive e korridorit Adriatiko-Jonian nga ARRSH.br br Pra gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian është miratuar rreth 1 vit pas hapjes së tenderit të Milot-Balldren, e cila pretendohet të jetë pjesë integrale e këtij korridori sipas edhe relacionit shoqërues të ligjin përkatës të miratuar në Parlament.br br Presidenti i Republikës i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë që, rishqyrtimi i ligjit nr. 522019 dhe kontratës koncesionare për segmentin rrugor Milot?Balldren të bëhet pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të vendosura nga Kuvendi, në ligjin nr. 1252013 ?Për koncensionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar? që sipas vullnetit të Kuvendit, do të duhet të hyjnë në fuqi në datë 1 tetor 2019. Ligji i kthyer për rishqyrtim.br br Më herët Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ndryshimet në kodin penal dhe ligjin për koncesionet dhe PPP-të.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.or...


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-08-08

Duration: 01:22

Your Page Title