RTV Ora - Voda hedh poshtë të dhënat e Rai 3: “Droga”, farsë e medias italiane

RTV Ora - Voda hedh poshtë të dhënat e Rai 3: “Droga”, farsë e medias italiane

#rtvorabr br Dokumentarin e RAI 3 mbi kanabizimin e 13 së vendit, si dhe fuqizimin e klaneve shqiptare në trafikimin ndërkombëtar të drogërave të forta, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, i konsideroi si lajme false të medias italiane.br br Gjatë inagurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar.br br Voda: Nuk është një lajm zyrtar kështu që institucionet duhet të referohen te institucionet. Që nga viti 2017 është e vërtetë, 2018. Me shumë fokus, me shumë vëmendje dhe përgjegjësi vazhdon një vëmendje e shtuar e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme por edhe e gjithë institucioneve ndaj luftës së kanabisit.br br Voda tha se mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar, duke theksuar se klanet mafioze shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.br br Voda: Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, e cila po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në BE, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nështrohet vettingut. Fillon vettingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot.br br Zëvendësministrja e Brendshme theksoi se zyrat e reja të Aleat në Vlorë do të ndihmojnë qytetarët të marrin më lehtësisht shërbimin për kartat e identitetit apo pasaportat biometrike.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-09

Duration: 01:25

Your Page Title