RTV Ora - Bardhi: Rama në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit për drogë, heshtja nuk do ta shpëtojë

RTV Ora - Bardhi: Rama në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit për drogë, heshtja nuk do ta shpëtojë

#rtvorabr br Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është në dijeni se Valdrin Pjetri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës dhe drejtuesi politik i PS në Shkodër, ka qenë i dënuar për trafik droge në vitin 2003.br br Në një dalje nga selia blu, ai tha se heshtja nuk e ndihmon dot Edi Ramën për të mbuluar të vërtetën.br br Sipas Bardhit, Rama duhet të ikë bashkë me trafikantin e tij të drogës.br br Numri dy i Partisë Demokratike theksoi se makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin në mënyrë që të shpëtojë karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.br br Deklarata e plotëbr br Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie.br br Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij.br br Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.br br Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit.br br Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës.br br Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t?ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-08-10

Duration: 01:36