RTV Ora - Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të kalonin me fadromë

RTV Ora - Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të kalonin me fadromë

#rtvora br br Dëmtimi i një gardhi rrethues për ndërtimin e rrugës së re të fshatit gati sa nuk prodhoi një tragjedi në fshatin Dardhas të Pogradecit mbrëmjen e 15 gushtit. Pronari i moshuar i banesës që prekej kundërshtoi ashpër projektin, duke u konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit madje tentoi të vrasë dy vëllezër.br br Ruzhdi Fraholli, pas debateve sulmoi me granatë dy vëllezër. Për pasojë të shpërthimit, njëri mbeti i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa policia ka vënë në pranga 72 vjecarin.br br "Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve" informoi sot policia e Korcësbr br Burimet thanë se konflikti kishte nisur gjatë ndërtimit të rrugës.br br Fraholli, sipas policisë nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij. Për këtë kundërshtim ai ishte konfliktuar me banorët e tjerë të fshatit që kërkonin vijimsinë e projektit.br br Në debat e sipër, i moshuari ka sulmuar me granatë dy vëllezërit. br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-08-16

Duration: 01:04