RTV Ora - Shengjin, lirohen dhe 2800 m2 plazh i zaptuar

RTV Ora - Shengjin, lirohen dhe 2800 m2 plazh i zaptuar

#rtvora br br Policia e Shtetit vijoni aksionin e koduar "Plazhi i lirë" duke liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.br br Janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike të plazhit.br br Ndërkohë janë proceduar penalisht 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale " Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".br br Ata akuzohen se kryenin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.br br Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për Arben Ndoin me detyrë ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.br br Aksioni u inspektua dhe nga zv ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Elton Haxhi i cili tha se një pjesë e konsiderueshme e tatim paguesve të mëdhenj kanë rezultuar me shkelje të legjislacionitbr br "Shumica e tatimpaguesve të mëdhenj që janë inspektuar kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit" u shpreh Haxhi. br br Në inspektim ishte edhe drejtori i Hetimit tatimor të rajonit verior, Agim Shimaj. br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-16

Duration: 01:43

Your Page Title