Report TV - Anti-informaliteti/ 76 ton kafe pa akcizë në Vorë, 150 mijë eruo gjobë biznesit

Report TV - Anti-informaliteti/ 76 ton kafe pa akcizë në Vorë, 150 mijë eruo gjobë biznesit

VORË- Aksioni anti-informalitet ka goditur një tjetër rast të fshehjes së produkteve të akcizës. Në një inspektim të një subjekti nga Ministria e financave është zbuluar një depozitë me kafe të pjekur me një sasi totale prej 76 mijë kilogram e cila nuk kishte shlyer detyrimet ligjore.br br Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe krahas kësaj shume, subjektit që kishte në pronësi kafen pa akcizë është gjobitur me 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë lek ose thënë ndryshe 150 mijë euro.br br Në këtë inspektim në zonën e Vorës ka qenë e pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave,Arlinda Gjokuta.br Ndërkohë në lidhje me këtë shkelje ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se " Lufta kundër abuzuesve vazhdon pa pushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e ?rënda? të akcizës". br br Zbulimi i evazionit fiskal në Vorë ka ardhur në saj të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin tonë për të goditur informalitetin, duke filluar nga plazhet dhe lirimi i zonave publike e deri tek hotelet e komplekset me të famshme të vendit.br br Ministrja Denaj tha se nga analiza që bëhet çdo javë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional kundër informalitetit rezulton se në produktet e akcizës, si karburanti, pijet alkoolike, kafja apo cigarja, ka shkelje nga ana e subjekteve dhe ndaj i bëri thirrje biznesit që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Administratën Doganore dhe Tatimore në kontrollet që ushtrohen nga ana e tyre, në mënyrë që të sigurohet një konkurrencë e ndershme në treg.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-08-17

Duration: 01:53

Your Page Title