Vijon lufta ndaj informalitetit

Vijon lufta ndaj informalitetit

Vijon lufta ndaj informalitetitbr Në kuadër të luftës kundër informalitetit, 76 ton kafe janë zbuluar në një magazinë në Vorë të padeklaruara. Nga detyrimi i munguar i akcizës në vlerën e 4.6 milionë Lekëve, subjekti do të duhet të paguajë një penalitet prej 18.4 milionë Euro. Ministria e Financave dhe Ekonomisë e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave gjatë inspektimit kundërinformalitet, tha se shkeljet më të mëdha vërehen në produktet e akcizës si karburanti, pijet alkoolike, kafja dhe cigarja.br br ?Ky plan operacional, i cili do të shtrihet gjatë gjithë muajit gusht për të gjithë produktet e akcizës, do të vazhdojë edhe në muajt e tjerë. Synon të evidentojë paligjshmërinë dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte, kuptohet që gjobat janë shumëfish dhe kjo gjobë nuk vlen për asnjë biznes, i cili vendos të punojë brenda rregullave të caktuara brenda Kodit Doganor?, tha ministrja e Financave, Anila Denaj.br br Aksioni kundër informalitetit është përshëndetur edhe nga Kryeministri Rama i cili është shprehur se lufta kundër abuzuesve do të vazhdojë pa pushim dhe do të shtrihet në çdo magazinë doganore, për të gjitha produktet e ?rënda? të akcizës.br br Që prej muajit Korrik, Ministria e Financave ka nisur planin operacional kundër informalitetit në bashkëpunim edhe me doganën. Në fokus të këtij aksioni është lëshimi i kuponit tatimor, faturat dhe sigurimi i punonjësve nga ana e bizneseve. Në rast të shkeljes së ligjit, parashikohen gjoba deri në mbyllje të aktivitetit të subjekteve.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-08-17

Duration: 01:16