RTV Ora - Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis në portin e Durrësit, pranga shoferit të kamionit

RTV Ora - Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis në portin e Durrësit, pranga shoferit të kamionit

#rtvorabr Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit. Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga një shtetas dhe shpllur në kërkim një tjetër.br br "Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme".br br Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë.br br Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.br br Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.br br Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-18

Duration: 00:32

Your Page Title