Momenti ku guri prehistorik zhvendoset nga Mirdita në Muzeun Kombëtar

Momenti ku guri prehistorik zhvendoset nga Mirdita në Muzeun Kombëtar

Pas negociatave të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me banorët që kundërshtonin lëvizjen, guri prehistorik, i zbuluar disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës, është zhvendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Zhvendosja e tij është bërë e gjitha në "syrin" e kamerave, për ta dokumentuar këtë moment të rëndësishëm. Transportimi i tij u bë i mundur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.br br Menjëherë pas mbërritjes në këtë institucion guri me vlera historike, u regjistrua në pronësi të Muzeut Kombëtar, ndërsa arkeologët u shprehen se do të nisin punën për konservimin dhe studimi e këtij zbulimi mjaft të rëndësishëm. Objekti me simbole prehistorike konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme nga arkeologët dhe renditet krahas ?simotrave? të zbuluara në vitet ?60-?70 në Xibër të Matit, në Rubik, apo në Lepenicë të Vlorës. Ndërsa arkeologu Rudenc Ruka rrëfen për rëndësinë e këtij zbulimi të ri në vendin tonë.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-08-18

Duration: 01:49