Voltana RTV Ora - Ademi nuk dorëzohet, inspekton punimet në qendrën multifunksionale

Voltana RTV Ora - Ademi nuk dorëzohet, inspekton punimet në qendrën multifunksionale

#rtvora br Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka vendosur të rezistojë duke mos e lënë mandatin. Një ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunksionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e punimeve në investime të tjera.br br Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës duket se nuk i ka krijuar problem Voltana Ademit për të vijuar me inspektimin e punimeve nga projektet e nisura.br br Një ditë pas përplasjeve mes mbështetësve të opozitës policisë dhe socialistëve, kryebashkiakja ka shpërndarë një material ku është shfaqur në Qendrën Multifunksionale pranë ish- kopshtit ?Guerrile?, ku investimi po realizohet me mbështetjen e UNDP.br br Voltana Ademi: Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë. Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1. Një çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes. Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri.br br Në deklaratën për mediat të bashkisë së Shkodrës thuhet se investimi prek vlerën e 13 milion lekeve.br br Voltana Ademi: Dua të falenderoj UNDP, e cila ka financuar me 13 mln lekë, projektin që bashkia Shkodër aplikoi dhe u shpall fituese.br br Ndërsa Ademi ka inauguruar punimet, prej përfaqësuesve të PS pritet që të niset kërkesa për pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-20

Duration: 01:27