RTV Ora - Policia kontrolle masive, 1600 efektivë në terren për të zbuluar kanabis

RTV Ora - Policia kontrolle masive, 1600 efektivë në terren për të zbuluar kanabis

#rtvorabr br Plotë 1600 efektivë policie kanë zbritur në terren për të kontrolluar dhe parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike në vend.br br Prej ditës së djeshme policia e mbështetur edhe nga policia kufitare dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.br br "Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis", sqaron policiabr br Njëkohësisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pajisur çdo drejtori vendore me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.br br Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e konrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.br br Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-20

Duration: 01:03