RTV Ora - Shpërthimi i karburantit/ "Ekooil" u kontrollua 4 muaj më parë, nuk u gjetën shkelje

RTV Ora - Shpërthimi i karburantit/ "Ekooil" u kontrollua 4 muaj më parë, nuk u gjetën shkelje

#rtvora br br Inspektoriati Shtetëror Teknik ka ngritur një grup pune për të hartuar aktin e ekspertimit në lidhje me shkakun e shpërthimit të karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.br br Në një informacion paraprak ky inspektoriat thekson se ngjarja e ndodhur në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve dhe gazit të subjektit tregtar A. F. M. A SH.P.K ku ka marrë flakë rezervuari i gazit që shërbente për furnizimin e automjeteve me kapacitetet 6480 litra.br br Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit duke shmangur përfshirjen e zjarrit në depozitën e karburanteve çka mund të sillte pasoja edhe më të rënda.br br Ndërkohë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe dëshmive paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale ndodhur nga defekt teknik në sistemin e Gazit të Lëngëzuar të naftës. Burimet nga hetimi i çështjes thonë se katër muaj më parë karburanti "Ekooil" i është nënshtruar kontrollit dhe specialistët që kanë bërë verifikimet në terren nuk kanë shënuar asnjë problem në raportin e tyre. br br Megjithatë incidenti i rëndë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm pranë një rruge kombëtare ku kishte lëvizje automjetesh të konsiderueshme ka ndodhur në një kohë kur aksioni anti-informalitet ka vendosur prej javësh në fokus subjektet e tregtimit të karburanteve, të cilat duket se kanë nevojë për kontrolle të thelluara teknike. br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-08-25

Duration: 02:17