Report TV - '700 euro dhoma e hotelit', ministrja Gjonaj reagon pas akuzave

Report TV - '700 euro dhoma e hotelit', ministrja Gjonaj reagon pas akuzave

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me një lajm i cili qarkullon në disa media prej dy ditësh, ku thuhet se ajo paguan 700 euro një dhomë hoteli në udhëtimet e saj jashtë vendit. br br Gjonaj sqaron se ajo dhe stafi i saj nuk kanë fshehur informacione lidhur me shpenzimet në udhëtimet jashtë vendit, Ajo thotë se fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy net në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-08-25

Duration: 01:48

Your Page Title