Vetedeklarim për taksën e banesës, afati për Tiranën 15 shtator - News, Lajme - Vizion Plus

Vetedeklarim për taksën e banesës, afati për Tiranën 15 shtator - News, Lajme - Vizion Plus

Pas shtyrjes disa herë të zbatimit të saj, tashmë erdhi koha të mendoni seriozisht për të paguar taksën e banesës, ose siç njihet ndryshe, taksa e pasurisë.Administrata e re e Bashkisë Tiranës, pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ka nisur punë për mbledhjen e saj.Agjenti tatimor që është drejtoria e ujësjellës kanalizimeve njofton të gjithë qytetarët se kanë afat deri në 15 shtator për të bërë vetedeklarimin pranë dyqaneve të UKT ku behët pagesa e faturave të ujit.Qytetarët duhet të kenë me vetë një kartë identiteti, një kopje të certifikatës së pronësisë, lejen e legalizimit apo kontratë shitblerje ku evidentohet sipërfaqja e saktë e banesës si dhe librezën e ujit.Këto dokumente dorëzohen në sportelet e UKT ku qytetari njihet paraprakisht për vlerën që do të paguajë. Objekt i kësaj pagese janë edhe garazhet dhe bodrumet.Pasi këtij procesi do të ketë një verifikim të vetedeklarimeve që sipas ligjit do të kërkojë 2 deri në 3 muaj dhe më pas do të konkretizohet njoftimi i qytetarëve për të kryer pagesën, e cila do të ndahet në faturën ujit të çdo muaji. Ligji i ri parashikon që taksa të jetë në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së tregut dhe për godinat objekt banimi ajo do të jetë 0.05 .Në bazë të ligjit,  do të përjashtohen nga kjo taksë, të gjitha banesat sociale, apo godinat e komuniteteve fetare, shtëpitë e pensionistëve të vetmuar, apo dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2019-08-27

Duration: 01:22

Your Page Title