RTV Ora - PD: Rama po mbron Kajmakun me kodin mafioz të heshtjes

RTV Ora - PD: Rama po mbron Kajmakun me kodin mafioz të heshtjes

#rtvora br br Partia Demokratike e nisi shtatorin me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Deputeti Ervin Salianji tha se Kajmaku i njohur me emrin Jorgo Toto, provohet se është i dënuar në Greqi, ndërsa sipas tij Kryeministri po e mbron atë me kodin mafioz të heshtjes.br br Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se ai po e mbron të zgjedhurin e tij, me kodin mafioz të heshtjes.br br Ervin Salianji: "Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Partia Demokratike provoi gjithashtu se foto e pasaportës me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku.br br Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit. Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë."br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-02

Duration: 01:10

Your Page Title