RTV Ora - Shahini njoftoi shpërndarjen e librave, por në shumicën e shkollave procesi s'ka nisur

RTV Ora - Shahini njoftoi shpërndarjen e librave, por në shumicën e shkollave procesi s'ka nisur

#rtvorabr Viti i Ri shkollor nuk fillon nuk fillon edhe për 2 javë, por përgatitjet i kemi filluar që tani. Duke filluar nga sot data 2 shtator ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas."br br Afrimi i datës për nisjen e vitit të ri shkollor ka shtuar interesimin e prindërve, për të pajisur me tekste fëmijët, por edhe këtë të hënë përgjigja ka qenë mohuese.br br Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit të hënën e 2 shtatorit do të niste shpërndarja e teksteve nga klasa e parë deri në të 5. Por sipas një vëzhgimi të realizuar nga televizioni Ora rezulton se në pjesën më të madhe të shkollave 9 vjeçare shpërndarja e librave nuk ka nisur ende.br br Burime zyrtare për televizionin Ora bëjnë me dije se ditën e hënë procesi do të duhej të kishte nisur në të gjitha shkollat e vendit. Por në disa prej tyre shpërndarja është shtyrë për pasdite ose të martën, për arsye teknike.br br Librat nga klasa e parë deri në të 5-ën që janë në përdorim falas do të ndahen në shkolla, ndërsa për klasat e tjera në libraritë përkatëse. Prej tyre vetëm fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës nuk do të jenë të detyruar të rikthejnë tekstet. Janë rreth 230 mijë nxënës nga 16 kategori që përfitojnë tekste në përdorim falas për arsimin 9-vjeçar.br br Ndërsa në arsimin e mesëm të lartë përfitojnë 18 mijë. Buxhetit të shtetit tekstet do t'i kushtojnë 72 milion lekë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-02

Duration: 01:28