RTV Ora - Të gjithë të kënaqur me raportin e OSBE-ODIHR!

RTV Ora - Të gjithë të kënaqur me raportin e OSBE-ODIHR!

#rtvora br br Raporti i odihr për zgjedhjet e 30 qershorit solli një reagim zinxhir të politikës shqiptare. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të gjitha problemet e evidentuara në raport etiketoi si fajtore opozitën, ndërsa përtej kësaj kërkoi dialog politik. Menjëherë reagoi opozita, ku Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, tha se qartësisht raporti rrëzon 30 qershorin duke theksuar se qeveria, prokuroria dhe gjykatat kanë shkelur ligjin. Ndërsa, Petrit Vasili i LSI-së, tha se ODIHR, konfirmoi paligjshmërinë e 30 qershorit.br br Ministri i në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një konferencë të gjatë për mediat, tha se raporti i osbeodihr për zgjedhjet e 30 qershorit, kritikonte ashpër qëndrimet e opozitës.br br Sipas tij edhe pse zgjedhjet nuk ishin në lartësinë e duhur, misioni ndërkombëtar i ka certifikuar si demokratike.br br Cakaj: Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë të rregullta, demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare me probleme evidente që vijnë drejtëpërdrejtë nga sjellja e opozitës në raport me institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri në përgjithësi kohëve të fundit.br br Ndërsa foli për axhendë të opozitës jo parlamentare kundër integrimit të vendit, Cakaj tha se më me rëndësi se tregtia me lajmet e rreme, është nisja e një dialogu politik.br br Cakaj: Ka ardhur koha për të lëvizur përpara për të iniciuar dialogun ndërpartiak dhe mbarëshoqëror për të garantuar themelet e një demokracie më cilësore në Shqipëri.br br Nuk vonoi reagimi i opozitës, ku Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, tha se për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve në raportin final nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike.br br Bardhi: Nuk është përgjegjësi e opozitës, por është përgjegjësi e qeverisë që organizoi dhe mbajti votime pa një dekret në fuqi të Presidentit të Republikës. Nuk është përgjegjësi e opozitës që në papërgjegjshmëri totale dhe në vullnetin e vetëm për të marrë pushtet dhe për të përfituar pushtet Edi Rama injoroi interesin e qytetarëve dhe i detyroi ata që në vend që të zgjidhnin për kryetarët e tyre të bashkive të ishin përpara zgjedhjes nëse duhet apo jo të merrnin pjesë në votim, ky është thelbi i votimeve të 30 qershorit sipas raportit të OSBEODIHR-it.br br Për të njëjtën çështje reagoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-06

Duration: 02:27

Your Page Title