RTV Ora - Durrës, shpëtohet nga vdekja turisti italian, kërkoi SOS nga krocera e tij

RTV Ora - Durrës, shpëtohet nga vdekja turisti italian, kërkoi SOS nga krocera e tij

#rtvorabr Një turist italian është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të kapitenerisë së portit të Durrësit dhe doktorit të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.br br Ngjarja u shënua rreth orës 22:40 minuta të mbrëmjes së 6 shtatorit, kur në Kapitenerinë e portit të Durrësit mbërriti një alarm SOS nga krociera MSC Magnifica , rreth 20 milje larg Durrësit.br br "Një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar" informon kapiteneria e portit.br br Menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri doktori i portit dhe rimorkiatori Joni si dhe ju dha urdher krocieres MSC Magnifica te afrohej në Radën e Durrësit.br br Në orën 23: 15 minuta rimorkiatori ka dalë nga porti për ti shkuar në ndihmë kroceras e cila po afrohej me shpejtësi 21 miljeore.br br U rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.br br Në orën 00:15 minuta rimorkiatori u lidh ne bordin e djathte te krocieres dhe u be e mundur kalimi ne bord me barrele portative i te sëmurit z.Matteo Sartori dhe te fejuarës qe e shoqëronte znj.Sonia Marcatobr br I sëmuri ndodhej në gjëndje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt mask oksigjeni dhe serum, në 00:40 rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit e cila priste në kalatë.br br Më pas i sëmuri u nis drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-07

Duration: 00:23

Your Page Title