RTV Ora - Vendimmarja e KED, standart i nëpërkëmbur

RTV Ora - Vendimmarja e KED, standart i nëpërkëmbur

#rtvorabr Pas vendimit të gjykatës Administrative të Apelit, e cila rikthente në garë profesoreshën e Fakultetit të Drejtësisë, zj. Zhaklina Peto, KED në mbledhjen e dt 9.9.2019, në shkelje të hapur të procedurave, si dhe në mungesë totale të zbatimit të standardeve, ka vendosur ndalimin e kandidimit për dy pozicionet ku ajo kishte aplikuar. Duket sikur KED ka përsëritur në këtë mënyrë vendimet e saj të mëparshme të datë 2.8.2019, pa marrë në konsideratë asnjë prej kërkesave të paraqitura nga kandidatja Peto, apo dhe sugjerimet e parashtruara nga eksperti i thirrur në seancë dëgjimore nga vetë KED.br br Nga burime zyrtare, mësohet se kandidatja Peto i ka parashtruar KED dy kërkesa:br br Së pari, të marrë një vendim në lidhje me gjendjen e konfliktit të interesit të anëtarëve të KED në procesin e verifikimit dhe vendimmarrjes mbi kandidaturën e saj;br br Së dyti, përpara se KED të shprehej me një vendim përfundimtar në lidhje me lejimin ose ndalimin e kandidaturës së saj për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, duhet të kërkonte edhe një herë një vlerësim të thelluar pranë ILDKPKI, e cila duhet të bëjë një hetim të plotë, të të gjithë provave që do të administrohen për pasuritë objekt kontrolli, burimet e krijimit të pasurive, subjektet që kanë kontribuar në krijimin e tyre, transaksionet e ligjshme financiare mbi këto pasuri.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-10

Duration: 02:50

Your Page Title