RTV Ora - Plumba për vendin e parkimit, konflikti mes tregtarëve që përfundoi me luftë

RTV Ora - Plumba për vendin e parkimit, konflikti mes tregtarëve që përfundoi me luftë

#rtvorabr Një vend parkimi sipas burimeve është shkaku i konfliktit mes dy tregtarëve në Lezhë që përfundoi me një të plagosur. Autori është ende në arrati, ndërsa i plagosuri jashtë rrezikut për jetën.br br Një vend parkimi para dyqaneve që kishin ngjitur me njëri-tjetrin është shkaku i konfliktit mes dy tregtarëve mbrëmjen e së hënës në Lezhë, që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit dhe një të plagosur.br br Aleksandër Dedgjonaj, pronari i një servisi celularësh qëlloi me armë ndaj Ardian Kolës, i cili në krah të tij jepte makina me qira.br br Dy burrat janë përfshirë kështu fillimisht në një debat verbal e përplasje fizike para se situata të përshkallëzonte tek arma e zjarrit.br br Në konflikt e sipër Dedgjonaj ka qëlluar në këmbë Ardian Kolën.br br Ngjarja ndodhi pranë Katedralës duke shkaktuar frikë e panik mes qytetarëve të shumtë edhe për shkak të orarit kur ndodhi ngjarja.br br Autori u largua me njëherë nga vendngjarja dhe mbetet ende në arrati.br br Ndërsa 37-vjeçari i plagosur po trajtohet në spitalin rajonal të Lezhës për plagët me armë zjarri.br br Policia e Lezhës thotë se po punon për arrestimin autorit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit mes dy tregtarëve.br br Ndërkohë një person mbeti i plagosur në Vlorë pas një koflikti me mjete te mprehta.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-09-11

Duration: 01:02

Your Page Title