Rama merr mbeshtetje nga Merkel

Rama merr mbeshtetje nga Merkel

Vendimi i Bundestagut në fund të Shtatoritbr br Nga takimi me Kancelaren Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama tha se mori mbështetje për avancimin e Shqipërisë në rrugën e afrimit me Bashkimin Europian. Për më shumë se 30 minuta, kreu i qeverisë ndau me Kancelaren gjermane pikëpamjet mbi ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave në Tetor. Pas takimit nuk pati konferencë për shtyp, por Kryeministri Rama, në një postim, nuk e fshehu kënaqësinë për qëndrimin e Kancelares. br br ?Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e Kancelares Merkel?, shkruajti ai.br br Vetë zyra e Kancelares zbardhi temat e diskutimit dhe konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por njëherësh vuri theksin edhe tek monitorimi që Berlini po u bën proceseve të brendshme politike.br br ?Në fund të Shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, në samitin e BE në mesin e Tetorit. Gjermania është shumë e interesuar që përmes mbështetjes së proceseve transformuese, të kontribuojë për përmirësimin e stabilitetit, demokracisë dhe kushtetutshmërisë në Shqipëri. Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009 dhe përkrah pranimin e vendit ballkanik në Bashkimin Evropian?.br br Merkel mori dhuratë nga Kryeministri një libër me piktura të tij, moment që Kancelarja e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, me mbishkrimin se?Kryeministri shqiptar nuk është vetëm aktiv politikisht, por është edhe artist?.br br Më herët, kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku tha se kishte kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-09-13

Duration: 01:25

Your Page Title