RTV Ora - Tirana siguron shkollat, merren masa për kontrollin e qarkullimit

RTV Ora - Tirana siguron shkollat, merren masa për kontrollin e qarkullimit

#rtvorabr br Viti i ri shkollor e gjen kryeqytetin me masa të shumta të sigurisë në rrugë edhe në ambientet e brendshme të shkollave fillore e të mesme.br br Në një dalje për mediat, drejtori i përgjithshëm i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani bëri të ditur se gjithçka është në kontroll duke siguruar nxënës, prindër e qytetare se ditën e hënë, e cila përkon edhe me ditën e parë të shkollës, çdo pikë do të jetë e mirëmenaxhuar.br br Ermal Kapllani: "Shërbimet tona janë instaluar në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe po marrim masa kryesisht ndaj mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore të vendosur me urdhër të kryetarit të bashkisë."br br Kapllani bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të minimizojnë lëvizjet me automjetet dhe të përpiqen të gjejnë mjete alternative për të lehtësuar qarkullimin.br br Ermal Kapllani: "Të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve, nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Qëllimi është që duke shmangur trafikun nxënësit e shkollave të arrijnë orën e parë të mësimit."br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-09-14

Duration: 01:21

Your Page Title