RTV Ora - Trafik armësh dhe municionesh nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal

RTV Ora - Trafik armësh dhe municionesh nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal

#rtvorabr Autorët po shpërndanin armë në të gjithë Greqinë - grupi kriminal ishte shumë aktivbr br Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi. Operacioni u zhvillua të shtunën, 14 shtator, ndërsa nën akuzë janë 11 grekë dhe 5 të huaj.br br Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.br br Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon.br br Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100,000 fishekë.br br Çfarë u gjet nga kontrolli i banesave të të arrestuarve- br br Kamioni me armët drejtohej nga 54-vjeçari i arrestuar. Policia më pas ushtroi kontrolle në shtëpinë e 55-vjeçarit në Thesprotia, shtëpinë 64-vjeçarit në Kozani dhe në shtëpinë 31-vjeçarit dhe 42-vjeçarit në Rethymnon, ku u gjetën dhe konfiskuan armë lufte, armë gjahu dhe një mori pajisjesh telefonike dhe kartash telefonike.br br Në shtëpinë 31 dhe 42 vjeçarit u gjetën fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë, 20 kapsollë, dy këllëfë pistolete, një shotgan dhe pajisje të shumta për telefona celularë dhe karta telefonike.br br Të arrestuarve iu sekuestruan dhe makina private të cilat i përdornin për veprimtari të paligjshme. Hetimi policor tregoi se përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal do të siguronin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve në atë ngarkesë ishte vlerësuar në 232,000 ?.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-09-16

Duration: 01:50